Aktualitet/LajmeKryesoreRajoni

Ky është autori i masakrës me 5 viktima! Qëlloi me armë edhe drejt familjarëve të tij

Policia ka ngritur alarmin, duke njoftuar se pas krimit të rëndë ai është arratisur dhe përbën rrezik pasi është i armatosur. Administrata e Policisë ka njoftuar se Martinoviç ka vrarë të paktën 5c persona, duke përfshirë edhe anëtarët e familjes së tij.

Policia është duke ndërmarrë të gjitha aktivitetet në juridiksionin e saj për lokalizimin dhe vënien nën kontroll të personit dhe në terren ndodhen të gjitha njësitë organizative në dispozicion të policisë, përfshirë edhe Njësinë Speciale të Policisë. Vërejmë se personi është i armatosur dhe i rrezikshëm dhe njëherë drejtpërsëdrejti apelojmë te qytetarët e Cetinjës që të qëndrojnë të shëndoshë në objektet e tyre banesore dhe të mos lejojnë persona të panjohur në shtëpitë e tyre, ndërsa policia të marrë të gjitha masat dhe veprimet me qëllim mbrojtjen e tyre dhe ndjekjen penale të autorëve të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftim.

Artikuj të lidhur

Back to top button