BotaKryesore

Sëmundja misterioze që vret fëmijët në Kongo, “kombinim” i gripit, fruthit dhe Covid

Republika Demokratike e Kongos po përballet me një sëmundje të panjohur, e cila ka shkaktuar vdekje, kryesisht mes fëmijëve. Raporti i fundit i bërë më 12 dhjetor nga CDC e Afrikës, tregon se deri tani janë regjistruar 527 të infektuar, nga të cilët 32 kanë ndërruar jetë.

Zona e prekur është zona shëndetësore Panzi, në provincën Kwango. Ekspertët kanë mbërritur në zonë dhe po kryejnë hetime epidemiologjike.

Shumica e rasteve paraqiten me temperaturë, dhimbje koke, kollë, rrjedhje hundësh dhe dhimbje trupi. Të gjitha rastet e rënda kanë ndodhur tek fëmijët e kequshqyer. Diagnozat më të mundshme që mund të shpjegojnë këto simptoma përfshijnë gripin, fruthin, malarinë, COVID-19, dhe patogjenë të tjerë bakterialë të njohur për shkak të pneumonisë.

Këta patogjenë, si dhe të tjerë, janë aktualisht duke u testuar. ECDC po monitoron ngjarjen përmes aktiviteteve të saj të inteligjencës epidemike dhe është në kontakt me CDC-në e Afrikës.

Artikuj të lidhur

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button