Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

“ISHTE E ACARUAR DHE ZIHEJ ME TË GJITHË…,GRUAJA QË VRAU BURRIN ME SËPATË….

Elvira Tahiraj është 49-vjeçarja që mëngjesin e se martes vrau me sëpatë bashkëshortin e saj
Llazar Tahiraj, 55-vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Metoq të bashkise se Sarandës, në banesën ku ata jetonin. Raportimi i pare i percjelle nga banore dhe punonjes te policise, beri me dije se bashkeshortet ishin prindër të 3 vajzave, të cilat ishin në gjumë kur ndodhi
ngjarja e rëndë…
 Sipas ketyre burimeve behet me dije se kishte disa kohe qe Elvira e njohur si Vila kishte
probleme jo vetem ne komunikim me bashkeshortin, por edhe me te njohur nga fshati. Shpesh ka pasur ankesa per zënka dhe konflikte me banorët e lagjes. Ndersa bashkëshorti i saj Llazari përballej me nje situate dhe marredhenie te acaruara here pas here. Ai sipas banoreve, kujdesej për të, pasi
ajo ishte shkëputur edhe nga puna.  Te njohurit e ciftit ne Metoq, shprehen se Elvira ishte gjatë gjithë kohës e acaruar, por nuk dinë të thonë nëse ajo vuante nga depresioni apo kishte probleme te shendetit mendor.
Pas ngjarjes së rëndë, policia e Sarandës ka, shoqëruar 49-vjeçaren e cila ende nuk ka treguar shkaqet që e çuan drejt një akti të tillë. Nderkohe qe kjo konsiderohet nje nder ngjarjet me te renda te ndodhura ne kete fundvit ne bashkine e Sarandes, pjese e se ciles eshte edhe Metoqi, nje nder njesite administrative me te medha te kesaj bashkie.

Artikuj të lidhur

Back to top button