Shkodra Elektronike u shpall fituese e edicionit të 63-të të “Festivalit të Këngës” me këngën “Zjerm” dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2025.
Ndryshe nga edicionet e fundit – ku kënga përfaqësuese në Eurosong zgjidhej përmes votave të publikut – këtë herë kënga fituese u shpall përmes votimit të jurisë profesioniste, diasporës dhe votave me SMS brenda vendit.
Në vendin e dytë u rendit Elvana Gjata me këngën “Karnaval”, ndjekur nga Alis me “Mjegull” në vendin e tretë. Çmimi i Kritikës shkoi për Shkodra Elektronike, ndërsa çmimi për tekstin më të mirë iu dha Vesa Smolicës e cila konkurroi me këngën “Lutem”, teksti i së cilës u shkrua nga Eriona Rushiti.
Eurovision Song Contest 2025 do të zhillohet në Basel, Zvicër, pas fitores së Nemo me këngën “The Code” vitin e kaluar. Konkursi do të mbahet më 13 – 17 maj.