Nga Zhaneta Barxhaj
Pas rrëmullës së gjynafit, na ka plas në dorë bomba e çmimeve letrare, se ngjan edhe si çmimet tartare, po nesje. Shpërthimin e parë e përballuam me sukses si komb dhe e hodhëm tutje, po ky i dyti po na i lë zorrët varur, u bëmë si tek “Guna përmbi tela”.
Jemi pupull hallexhi, me vojtje të rënda andaj na ndodhin tërë tersllëqet ku janë e ku s’janë.
Edhe nuk doja të shprehesha në këtë mënyrë, po të mos ndieja një pështjellim të fortë në stomak, çka më bën ta nxjerr tutje që të lironem. Se e vërteta që nuk thuhet të bënet vrerë e të helmon gjakun.
Dhe të vërteta që më gërryejnë janë si mëposhtë:
Nuk ka letërsi gege e toske, ka LETËRSI SHQIPE. Të gjithë ata që fusin futica për ndarje krahinore dhe fetare, gjer më sot kanë qenë fqinjët tanë sllav e grekë, po qe se nuk e keni kuptuar ende jeni gjuna i madh, po gjuna shumë ama. Dhe më e keqja është se janë intelektuhalë, prof, doc, dërr, ata që i mëshojnë, ndaj ose janë të shitur ose për gjynah në idiotllëkun dhe keqdashësinë e tyre.
Ata që ankohen për juritë, me gjasë kanë harruar ç’kanë bërë kur kanë qenë pjesë e tyre, apo sa ua kanë çarë bodillen anëtarëve të tjerë që të zgjidheshin miqtë e tyre.
Të prekurit që s’janë në listën palistë, të mos flasin vetëm kur u cuket e vetja, por gjithëherët kur klani bën gabime.
Dhe pas gjithë tollovisë dhe cunamit të gropës septike (qkll), askush nuk pati guximin të thotë të vërtetën. Kandidaturat e klanit për klanin, si një atentat i hapur ndaj letërsisë shqipe. Se nuk ka më fatkeqësi të të përfaqësojnë më të dobtit dhe mediokrit në art njejtë si më të korruptuarit në politikë.
Ky është alarmi, të tjerat janë ujë e kos pa vlerë. Përfaqësojnë letërsinë kandidaturat më të pavlera ( me pak përjashtime).
Nashi dëgjova edhe kryetarin e e jurisë, që theshte ndër të tjera, se qe mahnitur nga çka kish lexuar ( me siguri e ka pas fjalën për veprën e Namik Dokles si shkrimtar kalibri), dhe se kishin përzgjedhur ata që duhet të promovohen e të bënen të njohura në tërë dynjanë, që ta lëmë namin topa- topa më keq se çe kemi lënë.
Ky është thelbi, mbajtja peng e kulturës nga duart më mediokre dhe të fëlliqura, që për pesë pare e për pak famë, s’kanë lënë gjë pashitur, edhe vetveten.
Kështu vëllezër, shtrëngoni rradhët që ta përballojmë me sukses e këtë tragjedi, që masanej të hamë të qetë gjelin e të lëpijmë e gjishtrinjtë, se me gjisht në gojë jemi mësuar tërë jetën. Popull fukara bre…