Sipas dëshmisë së Erjon Alibejt, urrejtja e Suel Çelës ndaj familjes Çapja kishte nisur që në kohën e vrasjes së Dritan Shemes, një figurë që Sueli e konsideronte si idhull.
Për vrasjen e Shemes dyshohej familja Çapja, dhe kjo kishte mbjellë farën e një konflikti që do të zgjaste me vite.
Sueli ka patur një urrejtje të theksuar për Florenc Çapjan, Bledar Muça dhe Ardian Çapja të cilin e quante si më kryesorin e Çapjave.
Kjo urrejtje, me sa më ka shpjeguar ka lindur që në momentin që është vrarë Dritan Sheme e në vazhdim pasi Sueli megjithëse ka qenë në moshë të re në kohën kur Dritan Sheme ishte gjallë dhe e kishte Dritanin si idhull….Për vrasjen e Dritan Shemes dyshohej që autor ishin anëtarët e familjes Çapja.
Dritan Sheme ishte një emër që trembte dikur në Elbasan. Ai konsiderohej si njeriu më influent në Elbasan. Nga të parët të rinj që kishte emigruar dritan Sheme, rikthehet në vendlindje në vitin 2004, pak pasi kishte dalë nga burgu në Holandë, ku kishte vuajtur dënimin për trafik droge.
Një nga ngjarjet më të njohura që lidhen me emrin e tij është vrasja e Sokol Çapjes, dikur mik i tij. Në atë kohë 34 vjeç, Sokoli ishte njeriu më me influencë në familjen Çapja.
Pas vrasjes së Sokolit, Dritan Sheme hyri në një periudhë të gjatë fshehjeje por u eliminua pas disa tentativash të dështuara.
Pavarësisht historisë që Erjon Alibej ka rrëfyer, siç zbuluam edhe më sipër, konlfikti Çapja – Çela kishte nisur 1 dekadë më herët për shkak të zhdukjes së një sasie kokaine në vendet e bashkimit europian..… Edhe në këtë rast, siç ndodh rëndom grupet kriminale përplasen mes tyre për prishje pazaresh.
‘O vlla ke hekur…’, kreu i bandës nuk e dinte se po i kërkonte ndihmë vrasësit të vëllait
Ngjitja në majë, nuk mund të arrihet pa luftë. Lufta ka synim territoret dhe ato dikur kontrolloheshin nga grupi i Ardian Çapjas. Një prej grupeve më të fuqishme në Shqipëri të cilit Suel Çela guxoi ti kundërvihej ashpër. Një betejë që konfirmohet zyrtarisht për herë të parë në dosjen e fundit të SPAK ndaj Suel Çelës, bazuar në transkriptet e SKY. Para se të zbërthejmë të plotë dosjen e SPAK, duhet të sqarojmë se në Elbasan, operojnë edhe dy grupe të tjera të fuqishme të përfshira në hakmarrje të ashpër: grupet “Çopja” dhe “Alibej”.
Sot, këto grupe kanë hesape me prokurorinë e posaçme për një seri vrasjesh mes tyre, trafik kokaine dhe vepra të tjera. Pas dominimit të Çapjave dhe Celajve, një tjetër familje me peshë të madhe, ishte grupi i “Alibejve”. Grupi drejtohej dikur nga Endrit Alibej, I njohur me nofkën Tarzani, e më pas nga vëllai I tij Erjoni, I njohur me nofkën “Krymi”. Alibej është kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë, duke rrëfyer skemat, emrat dhe motivet e një lufte që ka marrë dhjetëra jetë.
Ai hyri në qendër të vëmendjes pas Masakrës së Bradasheshit më 29 dhjetor 2018, ku mbeti i vrarë vëllai i tij, Endrit Alibej, së bashku me xhaxhain Arben Dylgjeri dhe shtetasin turk Erdal Duranay. Ajo ngjarje, celi luftën me grupin Çopja, të drejtuar nga Franc Çopja dhe vëllai i tij Hajdar Çopja. I pari sot ndodhet prapa hekurave në Belgjikë dhe i dyti jeton mes luksit në Dubai. Dikur, dy bandat ishin miq. Madje, referuar dosjes së Porkurorisë së Elbasanit të përcjellë në SPAK, Erjon Alibej i zënë në befasi dhe pabesi, kërkon ndihmë nga vrasësit e të vëllait. Teksa shkonte në vendngjarje, ai i kërkon një armë Mikael Qosjas, i shpallur në kërkim pikërisht si organizator i vrasjes.
Kur është gjendur në vendin e quajtur Shatërvani në Bulevardin e qytetit ka parë shtetasin Erjon Alibej i cili i vinte në krah të kundërt të tij me një mjet S Class të zi i cili ishte me një person tjetër që nuk e njihte. Erjoni I ka folur nga mjeti i tij shumë i shqetësuar duke i thënë ‘o vëlla më jep një hekur shpejt të lutem, a ke gjë me vete’. Sipas deklaruesit përgjigja e tij ka qenë s’kam hekur, cfarë hekuri”.
Pas masakrës së Bradasheshit, njerëz të afërt dhe anëtarë të tjerë të familjes Alibej u ekzekutuan duke përgjakur rrugët e aksit Elbasan-Peqin. Atë që nuk e bënte shteti, Erion Alibej e bëri privatisht duke zbuluar vrasësit dhe nisur hakmarrjen. Një seri që u ndal vetëm pasi Erjon Alibej u vu në pranga dhe u shndërrua në bashkëpunëtor të drejtësisë.
Ai tregoi të gjitha ngjarjet e organizuara, por edhe informacionet për humbjen e vëllait dhe kushërinjve nga atentatet e “Çopjave”. Një grup që dikur e nisi karrierën në Itali me shpërndarjen e dozave të vogla, për të ngritur linja duke kaluar tonelata kokaine nga Amerika Latine.
Sot që flasim, aksionet e drejtësisë kanë dobësuar shumë grupet Çopja dhe Alibej.
‘Kryesor për të palosur kam Xhindin’, si arritën rivalët me kamera deri te dera e Çapjas
Atë ditë, Ardian Çapja kishte dalë në oborrin e banesës të merrte ajër. Ai thuajse nuk e kalonte oborrin e banesës. Kjo zbulohet edhe në transkriptet mes atyre që do të identifikoheshin më pas si autorët e krimit.
“Ka dalë para tre ditësh vetëm 5 minuta, ka mar ajer e s’ka dal me”
Ndër vite u ruhej atentateve dhe disa herë kishte shpëtuar. Por, atë ditë nuk rezultoi I sigurt as brenda perimetrit të pronës së tij.
Një snëjper i vendosur në kodrën përballë, hapi zjarr duke e goditur në gjoks. Çapja mbijetoi mrekullisht.
Hetimet zbuluan se pas qitjes së parë, snajperisti kishte qëndruar edhe disa sekonda të tjera, duke pritur një mundësi të dytë për të qëlluar. Por Ardjan Çapja, i plagosur rëndë, kishte arritur të fshihej pranë murit.Pas ngjarjes snajperisti i zhgënjyer shprehej se më mirë ta kishin kapur.
‘Me mire t’me kishin kap sesa shpetoi ai”, do të shprehej më vonë Prekë Kodra, i zhgënjyer nga dështimi i misionit të tij.
Atentati ndaj Ardian Çapjas, një figurë e rëndësishme e familjes, rezultoi kulmi i një planifikimi të hollësishëm. Hetimet zbuluan përdorimin e teknikave të sofistikuara: vëzhgime nga larg, komunikime të koduara, rekrutimi i një qitësi profesionist me snajper dhe një rrjet i tërë bashkëpunëtorësh në terren. Sipas dosjes së SPAK, Suel Çela, një emër që prej kohësh lidhej me grupimet rivale, u shfaq si mendja që ideoi dhe financoi këtë atentat me saktësi kirurgjikale.
‘Arin e ke në tokë, ta garantoj, sa te normalizohet, kryesoren kam të palos Xhindin…celësi është xhindi…mos më ndiko e mora mesazhin…më lër ti shikoj me qetësi do bëj më të mirën…nuk janë kryesor këto që thua, korccarin e bëj mrena javes….’
Ajo që binte në sy në gjithë atë sipërmarrje ndaj një prej kapobandave më të fuqishme, ishte kontrolli i grupit rival me kamera sigurie.
Personazhi kyç në realizimin e operacionit kriminal ishte snajperisti i rekrutuar, Prekë Kodra. Ai ishte qitës profesionist, i njohur për aftësitë e tij të jashtëzakonshme me armët me precizion të lartë. Roli i Kodrës ishte të realizonte goditjen fatale nga një distancë prej rreth 380 metrash. Përpara ditës së atentatit, Kodra kishte studiuar me kujdes terrenin, vendin e mundshëm të pozicionimit dhe rutinën e objektivit. Vendndodhja strategjike, zgjedhja e një pike me pamje të qartë ndaj banesës së Çapjas, si dhe testimi i optikës së snajperit, ishin hapat e parë për të siguruar një goditje perfekte.
Më datë 31.05.2020, Xhino Roka komunikon me Klaus Matishin, të cilin e bën me dije që personi që do realizojë qitjen vjen të premten, ai bën gati vendin një ditë, një ditë tjetër provon armën dhe të hënën futet për të gjuajtur.
U ekzekutua në Belgjikë, zbulohet plani që paraprin eliminimin e krahut të djathtë të Çapjas
Pas dështimit për vrasjen e Ardian Capjas, organizata e drejtuar nga Suel Çela alias Marjus Lulaj, nisi planet për ekzekutimin e personave të tjerë, të afërt me Çapjan. Objektiv ishte Bledar Muça, një prej njerëzve më të afërt Çapjas. Ai do të futej në kurth teksa do të ndërhynte dhe do të shfaqej në terren për pengimin e shembjes së një ndërtimi pa leje. Njeriu kyç i këtij plani shfaqet sërish Xhino Roka, vëllai I drejtoreshës së AZHT Adelajda Roka.
Referuar konkluzioneve hetimore të prokurorisë, një prej anëtarëve të bandës kishte rekrutuar një personazh me emrin “Geri”.
Më datë 29.06.2020, Xhino Roka komunikon me Klaus Matishin, të cilit i tregon që Bled Muça kishte bërë presion në lidhje me mos prishjen e një ndërtimi pa leje dhe ishte shprehur që do të vinte ditën e sotme tek ky ndërtim. Xhino Roka kishte planifikuar të provokonte një situatë konfliktuale duke dërguar një lidhje të tij të quajtur Geri, i cili do ishte shkak që Bled Muça të fliste ashpër.
Me marrjen e këtij informacioni Xhino Rroka rekruton një person të quajtur Geri. Banda thuri një plan që të sillte debat për motive të dobëta për prishjen e objektit, dhe më pas Geri do të ekzekutonte Bledar Muçën. Udhëzimet e grupit për Gerin ishin precize: sapo të nisnin fyerjet ai do të hapte zjarr me pretendimin se po reagonte për vetëmbrojtje ndaj Muçës. Pra, plani parashikonte që Geri të qëllonte me armë, në mënyrë që vrasja të dukej si rezultat i një zënke spontane.
‘Kjo ngjarje nuk ka ndodhur pasi Bled Muça nuk ka shkuar në vendin e prishjes së objektit’
Bledar Muça nuk u shfaq në kohën dhe vendin e pritur. Ai nuk ra në grackën e planifikuar me aq kujdes, por, kjo nuk do të zgjaste aq shumë. Ai do të ekzekutohej më 22 janar të vitit 2022 në Belgjikë. SPAK akuzon organizatën e Suel Çelës se fshihet pas kësaj ngjarjeje.
‘Tashi kemi kërkimin dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj këtyre personave, janë persona nën hetim në këtë fazë, është regjistruar prcedim peanl në shtator të 2023 në bazë të informacioneve që kanë rdhur nga Eurojust dhe autoritetet franceseze, nëntor të 2024 është bërë regjistrimi I personave nën hetim’
Fakti që prokuroria e posacme më në fund arrin të godasë duke e cilësuar një organizatë kriminale, tregon që pjestarët e këtij grupi kanë pasur një organizim të përsosur, perfekt, duke patur në konsideratë rolin e gjithësevcilit, duke ndjekur hierariknë që ka një organizatë kriminale dhe duke patur element të cilët të cojnë në organizimin me të lartë’
(Inside Story)