Kryeministri Edi Rama thotë se konferenca e tretë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, ka ardhur falë mbështetjes së vendeve anëtare.
Nga Brukseli, në konferencë për shtyp, Rama deklaroi se ambicia është që negociatat të mbyllen në vitin 2027, ndërsa anëtarësimi të realizohet brenda kësaj dekade.
“Nuk ka dyshim në mendjet tonë se një Evropë me Ballkanin Perëndimor do të jetë më e fortë dhe më e bashkuar, më e sigurt. Ambicia jonë nuk është sekret, duam të sigurohemi që i kemi bërë detyrat tona të shtëpisë dhe negociatat tona të mbyllen në vitin 2027 dhe me shpresë anëtarësimi ynë të mbyllet brenda kësaj dekade…
E kam përsëritur shpeshherë që është e rëndësishme të jemi në mes të Evropës dhe është bekim që vendet me histori si e jona, dhe që jetojnë në kontinente të tjera, që duan të bëhen demokraci dh ekonomi tregu të hapur nuk munden, prandaj kanë më tepër vështirësi. Ndërsa ne e kemi.
Ky kapitull i dijes dhe të një shteti që funksionon ashtu si një shtet anëtar i BE se si të ndërtojë institucionet dhe të krijojë kushtet për ndarjen e pushteteve, është një dhuratë për ne që jetojmë në mes të Evropës, që ne ta shohim të ardhmen në BE.
Prandaj ne duam të bëjmë sa më mirë të jetë e mundur dhe besoj se të gjithë ne, do ta bëjmë Shqipërinë Evropën e Ballkanit Perëndimor sepse jemi të mirë pozicionuar për ta bërë këtë. Ky bashkëpunim për ta bërë një gjë të tillë, dhe jemi të përkushtuar të shikojmë me sytë e së ardhmes dhe jo me të së shkuarës që ka parandaluar vendin dhe rajonin, dhe shumë vende në BP që të progresojnë aq sa duhet.
Thënë të gjitha këto, dhe me bindjen se ne jemi në momentin më të mirë të historisë tonë dhe që BE është në momentin më të mirë për të kuptuar se sa të rëndësishme janë vendet e BP për të ardhmen e saj. Më duhet të ndaj me ju me sinqeritet që kam mbyllur diçka që ne kemi filluar ta dyshonim, tashmë BE ka një zemër dhe ne e kemi dëshmuar këtë. Nuk është aq e madhe, por është fakt që është aty dhe që pulson dhe jeton”, theksoi ai.