Ministër i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe Marta Kos, Komisioneri për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, u shpreh se procesi i integrimit të Shqipërisë po ecën me hapa të përshpejtuara.
Peter Szijjarto: Mund të them që kemi arritur të kemi një rritje për ne dhe për zonën e Schengen me dy vende të tjera. Kemi pritur për procesin për gati 50 vite. Ne i detyrohemi njëherë respekti këtyre vendeve. Ky proces i ka pasur ditët e shtyra, jo konstante. 15 vite ne nuk kemi parë as marrjen masave dhe hapat për zhvillim. Për 15 vitet e fundit keni dëgjuar për përqasjen në bazë të meritave. E cila ka qenë aty pavarësisht se ka qene me shpejtësi të ulët.
Në vitin 2022 filluan negociatat dhe themeli fillo këtë vit nën presidencën hungareze. Dy grup kapituj janë hapur dhe kjo shpejtësi është e paprecedentë. Pra më shumë ka ndodhur 2 muajt e fundit se në 15 vite.
Shqipëria ka treguar progres të shkëlqyer për të 6 kapitujt që do jenë grupkapituj. Po e hapim këtë grup kapitull sot në mënyrë që Shqipëria të ecë përpara. Pasi Shqipëria është vend anëtar i NATO. Hera e parë para 3 vitesh që ne hapëm grup kapituj me Shqipërinë, për të dhënë një shtytje për Ballkanin Perëndimor është interesi ynë i përbashkët që ky vend të ecë. Kompanitë hungareze janë pjesë e tregut shqiptar.