Aktivistja Evi Kokalari demaskon propagandën e Sali Berishës se po bashkëpunon me Republikanët e Donald Trump.
Në një postim në facebook, Kokalari sulmon dhe delegacionin e përfaqësuesve demokratë pjesëmarrës në konferencën e IDU-së në Ëashington në fillim të dhjetorit.
“Sali Berisha, Partia Republikane e Presidentit Trump nuk ka firmosur asgje per rezolutat tuaja. Ju lutem, mos e zini me ne goje Donald Trump sepse jeni larg shume prej tij, dhe partise se tij.
Sali Berisha, Partia Republikane e Presidentit Trump nuk ka firmosur asgje per rezolutat tuaja. Ju lutem, mos e zini me ne goje Donald Trump sepse jeni larg shume prej tij, dhe partise se tij.
Ndryshe, me dergoni cfare ka ‘firmosur’ partia republikane per juve. Boll dergoni degjenerata neper konferencat ketu tek ne dhe pretendoni se po bashkepunoni me Republikanet.
Personat qe nis ti ne delegacion jane njerez te korruptuar qe kane vjedhur votat e vete demokrateve. Ne Ëashington DC erdhen per konferencen e IDUs, qe marrin pjese shume parti te djathta. Ardhja e tyre ne DC nuk do te thote qe DC eshte tashme me ju.
Nuk po i futem me debatit qe ju s’keni asgje te perbashket me te djathtet dhe konservatoret e vertet. Lereni me kaq dhe boll u munduat ta beni partine e Donald Trump si mbeshtetes tuajin sepse nuk eshte.
Donald Trump eshte legjende. Ju, JO!”, shkruan ajo.
Në takimin e Forumit vjetor të IDU (International Democracy Union) Aleancës Globale të Partive të Djathta dhe të Qendrës së Djathtë, morën pjesë anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, Albana Vokshi, Fatmir Mediu.
Kjo organizatë përfshin 84 parti politike nga 65 shtete të ndryshme të botës.