Një shpërthim i madh ka ndodhur në një rrokaqiell – një ndërtesë banimi në qytetin Shenzhen të Kinës, duke shkaktuar zjarr në të paktën dy kate dhe duke tronditur zonën nga vala goditëse në një rreze të madhe.
Mediat lokale transmetojnë imazhe që të kujtojnë sulmin në Kullat Binjake më 11 shtator 2001, ndërsa raportohet për të paktën 1 person të vdekur – një grua që ra nga dritarja.
Shkaqet mbeten të paqarta, ndërsa të dhënat për viktimat janë të paqarta.
Dëshmitarët okularë folën për një zhurmë shurdhuese dhe ujë të hedhur në ajër.