Aktualitet/LajmeBotaKryesore

Gjenerali gjerman: Rusia po gërmon thellë në Ukrainë, ky do jetë dimri më i vështirë për Kievin

“Rusia po gërmon thellë në Ukrainë”, kështu ka theksuar për mediat gjermane, Gjeneralmajori i ushtrisë gjermane, Christian Freuding.

Ai drejton njësitë monitoruese për situatën në Ukrainë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe së fundmi e krahasoi ushtrinë ruse me një “lopatë” që gërmon nëpër një minierë të hapur.

“Në fillim gërmon ngadalë, tani më shpejt. Duket se tërheqja ruse nuk do të jetë e shpejtë. Kryqëzimi hekurudhor i Pokrovsk, të cilin rusët po sulmojnë aktualisht, mund të bjerë në fillim të vitit 2025. Në të njëjtën kohë, Rusia ka të ngjarë të rrisë më tej terrorin e saj të bombardimeve në dimrin e ardhshëm”, tha Christian Freuding, Gjeneral Major i ushtrisë gjermane.

Ekspertët gjermanë besojnë se Rusia, aktualisht po grumbullon “arsenale të mëdha raketash dhe raketash lundrimi”. Putini mund të nisë kështu një sulm përfundimtar ndaj furnizimit me energji të Ukrainës.

Ndërprerjet e ngrohjes dhe rrymës mund të detyrojnë qindra mijëra banorë të largohen. Deri më tani, Rusia ka kursyer tre termocentralet e fundit bërthamore të Ukrainës. Por Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike po raporton gjithnjë e më shumë sulme në linjat dhe nënstacionet e saj, që do të thotë se edhe ky burim energjie është në rrezik, shkruan A2.

Ndërkohë, Rusia ka bërë të ditur se forcat e saj nisën sulme duke synuar infrastrukturën e aeroporteve ushtarake të Ukrainës, ndërsa Ukraina raportoi në të njëjtën ditë se forcat e saj ishin të angazhuara në beteja të vazhdueshme në zonat e vijës së frontit dhe zmbrapsën sulmet e shumta të armikut gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë deklaroi në një konferencë se forcat ruse shënjestruar objekte ushtarake ukrainase duke përfshirë infrastrukturën e aeroporteve ushtarake, objektet hekurudhore të përdorura për transportin e pajisjeve ushtarake dhe vendet e montimit të dronëve.

Njësitë e mbrojtjes ajrore të Rusisë rrëzuan disa raketa ukrainase dhe dhjetëra dronë. Përveç kësaj, sulmet ndaj personelit dhe pajisjeve pushtuese ukrainase në rajonin Kursk të Rusisë perëndimore janë ende duke vazhduar, sipas ministrisë.

Artikuj të lidhur

Back to top button