Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, mbajti fjalën e tij në konferencën rajonale të “Formësimi i së Ardhmes së GovTech”, që po zhvillohet në Tiranë.
Ndër të tjera, Gonxhja theksoi se Shqipëria do jetë ndër vendet e para në Europë që do lançojë një asistent virtual me anë të e-Albania, që do lehtësojë shërbimet për qytetarët dhe bizneset.
“Duhet të rrisim standardet në fushën e sigurisë kibernetike. Digjitalizimi duhet të shoqërohet me digjtalizimin e bërjes ekonomi dhe mënyrës së të menduari. Duhet koalicion mes shteteve, partnerëve, start up.
Ambicia është shumë më e madhe se digjitalizimi, është vizioni i një vendi europian të përparuara. Kërkoj të mësojmë më shumë për spektrin dhe si ta përparojmë më shpejt.
Ndër vendet e para në Europë për lindjen e një asistenti virtual për e-albania. Në 2030 do kemi edhe më shumë pse të krenohemi”, tha Gonxhja.