Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Kryemadhi, pas daljes nga SPAK: Të keqen e prokurorëve të plepave!

Deputetja Monika Kryemadhi ishte në SPAK të hënën në zbatim të masës detyrim paraqitje.

Fillimisht ajo u fut në GJKKO, ku tha se do të depozitojë një ankimim, por pa dhënë më shumë detaje. Pas daljes, Kryemadhi, kur u pyet nëse nëna e saj është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, u përgjigj: “Po. Që kur i kanë bërë kontroll në banesë, i bie që të jetë. Prokuroria ka ndjekur disa trike që nuk e kanë regjistruar si procedime penale, por edhe kur është marrë në pyetje nuk ka pasur avokat, pavarësisht se nuk ka pasur gjë për të fshehur. Në momentin që i është kontrolluar banesa, nuk mund të marrësh në pyetje njeri pa avokat. Por, janë procedura që ne do i ndjekim dhe kjo gjë do të shkojë në Strasburg për shumë shkelje”.

Në lidhje me protestën e Partisë së Lirisë para SPAK-ut në 6 dhjetor, Kryemadhi tha: “Unë nuk merrem më me politikë. Kam filluar profesion tjetër, do të bëhem ndonjë ndihmës-avokate sepse me çfarë po shikoj, të keqen e gjyqtarëve dhe prokurorëve të plepave të kohës së Sali Berishës në nëntëdhjetën”.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button