Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

Ekzekutimi i biznesmenit në Tiranë/ Alibia që kishin ngritur dy vëllezërit Duka

Emisioni “Gjërat tona” ka zbardhur dëshmitë e dy vëllezërve, Shkëlqim dhe Florian Duka, të arrestuar për vrasjen e Eduart Reçit më 13 Nëntor në Tiranë. Nga dëshmitë e tyre, ata kishin përgatitur edhe një alibi, duke hedhur një motiv të mundshëm për vrasjen e tij, me qëllim largimin e vëmendjes nga vetja e tyre.

Nga këto deklarime, vëllezërit Dukaj flasin për një konflikt mes Reçit dhe pronarit të hotelit aty pranë.

Florjan Dukaj: Nuk kemi pasur mosmarrëveshje apo konflikt me Eduart Reçin. Për ngjarjen kemi marrë dijeni nëpërmjet mediave dhe kur kanë ardhur punonjësit e Policisë për të marrë pamjet filmike, që nuk i kemi pasur, për arsye se na është prishur hard disku para 20 ditëve. Nuk kam dijeni për konfliktet e Eduartit me persona të tjerë, me përjashtim të një episodi me pronarit e hotelit, që është ngjitur me pronën time, ku vetë Eduarti na ka thënë që pronari i hotelit i ka marrë 0.5 metër në pronën e tij, por ka qenë mosmarrëveshje që e kanë zgjidhur. Në datën 13 nëntor, rreth orës 21:30 kam dëgjuar zhurma si ato të fishekzjarrëve që vinin nga pjesa afër derës së lokalit dhe ambienteve përreth. Këto zhurma i kam dëgjuar gjithë javës në orët e mbrëmjes. Në ambientet e hotelit, tek parkingu dhe tek shkallët e jashtme kam shkuar herë pas here për të kontrolluar tendën e lokalit, telin e gardhit anës dhe kondicionerët. Arma dhe pjesët e silenciatorit që keni gjetur janë të vëllait, pasi është i apasionuar pas armëve të gjuetisë dhe ka aplikuar për leje arme. Ai vetë ka njohuri të përgjithshme për armët e zjarrit dhe për herë të fundit ka kryer qitje përpara shumë vitesh në një poligon privat.

Shkëlqim Dukaj: Për ngjarjen që i ka ndodhur Eduart Reçit e kam mësuar nga mediat, pasi isha në ambientet e lokalit me familjarët e mi duke parë televizor. Rreth orës 01:00, kemi dëgjuar lëvizje tek dera e pasme e lokalit tonë. Në këtë kohë kam dalë jashtë dhe kam parë punonjësit e Policisë, të Drejtorisë Vendore Tiranë, me të cilët jam takuar. Më pas kam hyrë përsëri në lokal dhe vazhduam bisedën me familjarët. Në lidhje me vrasjen e Eduart Reçit, unë dhe familjarët e mi nuk kemi dëgjuar ndonjë krismë arme, pasi atë ditë dhe ditë të tjera më përpara, janë hedhur fishekzjarre në mënyrë të përsëritur gjatë pasdites dhe darkës. Unë në dijeninë time nuk di të ketë pasur konflikte me banorë të tjerë, pasi dalja e banesës time nuk përkon me daljen e banesës së Eduart Reçit. Por gjatë një momenti kur kemi qenë duke pirë kafe me njëri-tjetrin, me sa kujtoj ka qenë ditë e shtunë, para se të ndodhte ngjarja dhe me ka shprehur se ka pasur një debat me pronarin e hotelit, për një çështje prone, ku sipas bisedës të dy palët pretendonin për pronësinë mbi një pjesë të sipërfaqes së parkimit të hotelit. Këtë fakt në lidhje me debatin me pronarin e hotelit, ma ka thënë edhe një herë tjetër kur kemi pirë kafe nga muaji gusht e këtej, pasi nuk me kujtohet saktësisht koha./abcnews.al

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button