Aktualitet/LajmeKryesoreRajoni

“Mohimi është vazhdimësi e vrasjeve”, deputetja britanike reagon ndaj deklaratave të Vuçiç

Deputetja britanike Alicia Kearns, ka reaguar lidhur me deklaratat që presidenti serb Aleksander Vuçiç bëri gjatë intervistës për programin Hard Talk në BBC.

Ndër të tjera Vuçiç foli edhe për Srebrenicën, duke thënë se nuk pajtohet se kush ishte fajtor dhe kush ishte përgjegjës për gjakderdhjet në Ballkan.

“Mohimi është një sulm i qëllimshëm dhe i llogaritur ndaj të mbijetuarve. Është një armë që kërkon të lëndojë njerëzit dhe institucionet që kanë dalë nga hiri i luftës”, ka shkruar Kearns në rrjetin social X.

“Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që fillon me dhunë dhe vrasje vazhdon përmes falsifikimit të historisë”, përfundon Kearns reagimin e saj.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button