Kryeministri Edi Rama njoftoi se qeveria ka vendosur të hedhë në diskutim dy propozime: Mbyllja në Shqipëri e Snap Chat dhe TikTok apo vendosja e filtrave në këto dy rrjete sociale.
Propozimet që do të diskutohen me komunitetin e prindërve vijnë pas vrasjes së 14 vjecarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar i tij.
Menjëherë pas deklaratës së Kryeministrit kanë reaguar edhe personazhet publikë, mes tyre edhe këngëtarja Çiljeta Xhilaga.
“Si mam i dy djemve, unë mbështet bllokimin Kryeministër”, shkruan ajo në rrjetet sociale.
Xhilaga, nënë e dy fëmijëve mbështet propozimin për mbylljen e këtyre rrjeteve sociale ku shpesh nxitet dhe promovohet përmbajtje e dhunshme mes adoleshentëve.