Në Gjykatën Kushtetuese u mbajt sot seanca për shqyrtimin e kërkesës së ish-kryeministrit Sali Berisha i cili kërkon shfuqizimin e masës së sigurisë të vendosur ndaj tij për aferën Partizani.
Berisha kërkon shfuqizimin e masës “detyrim paraqitjeje” që iu vendos nga GJKKO në tetor 2023, me argumentin se GJKKO e ka marrë në kundërshtim me Kushtetutën, pasi duke qenë se është deputet duhej të ishte marrë miratim nga Kuvendi.
Seanca e radhës për ish-kryeministrin Berisha do të mbahet ditën e enjte, ndërsa në ditët në vijim pritet edhe një vendin nga Kushtetuesja.
Më 30 Dhjetor ish-kryeministri u izolua në banesë, pasi GJKKO miratoi kërkesën e SPAK për shtrëngim mase në “arrest shtëpie”, pasi kishte thyer masën e parë “detyrim paraqitjeje” dhe nuk kishte shkuar periodikisht në SPAK dhe GJKKO.