Aktualitet/LajmeKryesoreSport

Lë futbollin në moshën 22-vjeçare: Më duhet t’ia dedikoj të shtunën Jezusit

Në karrierën si futbollist nuk ka arritur të bëjë bujë të madhe, por veprimi i fundit ka tërhequr të gjithë vëmendjen.

Silvan Wallner ka vendosur të tërhiqet nga futbolli dhe shkaku duket tepër personal.

22-vjeçari i ka dhënë fund karrierës si futbollist, teksa prishi marrëveshjen me Linz vetëm dy muaj pas firmës.

“Unë jam një i krishterë besimtar dhe lexoj Biblën. Unë i marr vendimet e mia për jetën time bazuar në të, dua të ndjek Jezu Krishtin dhe dita biblike e pushimit është bërë e rëndësishme për mua.

Kjo do të thotë që tani e tutje nuk dua të luaj më futboll të shtunave për përfitime”, tha Wallner në një prononcimin për mediat.

Sipas asaj që raportojnë mediat zviceriane, ai është anëtar i Kishës Adventiste, të cilët e cilësojnë të shtunën si një ditë pushimi.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button