Agjencia e Mbikqyrjes Policore (AMP) ka nisur hetimet për shkelje të rëndë për zyrtarin e lartë të policisë Sabri Jacaj.
Ky i fundit, aktualisht është shef në Drejtorinë e Standarteve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Mësohet se hetimi ka nisur pas të dhënave të siguruara nga kqyrja e një celulari të një efektivi, i cili është sekuestruar më parë.
Në komunikimet e gjetura janë zbuluar biseda mes tyre për të favorizuar subjekte private për fshehje të ardhurash dhe evazion fiskal.
Krahas hetimit penal vijon dhe ai administrativ.