Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhiPolitike

UGSH: Kryeminister, duhet te reagonit qysh prej 12 vitesh per Marin Memen!

Unioni i Gazetareve Shqiptare : Kryeminister, duhet te reagonit qysh prej 12 vitesh per Marin Memen! Ky eshte reagimi i UGSH pas deklarates se kryeministrit shqiptar Rama ne Selanik se duke filluar qysh neser do t’i kerkoje zyrtarisht qeverise greke te rishqyrtoje ate qe e quajti “vendim absurd” per shpalljen non gratta ta gazetarit Marin Mema.

UGSG ne reagimin e vet shprehet: “Kërkesa e Kryeministrit të Shqipërisë zotit Edi Rama për “… rishikimin e një vendimi absurd 12 vite më parë për të ndaluar gazetarin Marin Mema që të hyjë në Greqi”, është një reagim i vonuar i qeverisë së Shqipërisë.

UGSH është e vetmja organizatë e gazetarëve profesionistë në Shqipëri që në mënyrë të përsëritur e ka ngritur zërin për këtë vendim absurd të autoriteteve greke ndaj këtij gazetari të njohur dhe disa rasteve të tjera me kolegë të mediave të tjera.
UGSH, ndaj këtij rasti, ka protestuar para Ambasadës së Greqisë në Tiranë, para Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe u është drejtuar Federatës Europiane të Gazetarëve dhe Reporterëve pa Kufi, për solidaritet. Në disa takime dhe forume UGSH ka kërkuar ndjekjen e kësaj çështjeje dhe reagimin e palës greke për rishikimin e këtij vendimi dhe mospërsëritjen e sjelljeve penguese ndaj gazetarëve për lëvizje dhe qarkullim të lirë mes dy vendeve tona”.
Nderkohe po sot UGSH permes nje deklarate zyrtare denon aktin e bllokimit te grupit te reportereve dhe operatoreve te medias shqiptare per me shume se tri ore ne piken kufitare te Kapshtices. Ne kete deklarate kerkohet reagim i menjehershem prej autoriteteve dhe qeverise greke, por sidomos  prej organizatave nderkombetare te gazetareve.

 

 

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button