Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

Luan Baçi akuzohet nga ish-ortaku se pastroi dhe fshehu 1.5 mln euro

Një kallëzim i muajit shkurt 2024 nga ish ortaku i tij i biznesit Aredin Behari, e ka sjellë sërish në SPAK deputetin demokrat Luan Baçi.

“Një problem që do e sqarojmë kur të dal”, tha ai duke iu përgjigjur gazetares së Report TV, Keti Banushi.

Baçi po hetohet për akuzat e rënda të pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë, ndërsa denoncuesi ka dorëzuar për të në Prokurorinë e Posaçme një liste me 48 dokumente.

“Ka qenë një kallëzim dhe është pushuar si cështje. Është hetuar pasuria ime fill e për pe. Në të gjitha detajet, pa asnë lloj problem.

Unë kam transparencë të plotë të punëve dhe biznesit tim. Jam shumë i qetë. Shumë normal. Nuk kam asnjë lloj problem. Është mbyllur si cështje.

I njëjti kallëzues patronazhist, ka ardhur përsëri e ka bërë kallëzim. Ndoshta dhe SPAK për t’i bërë qejftin qytetarëve, edhe kur janë mjeranë të tillë që nuk dijnë të bëjnë gjë tjetër vetëm të bëjnë kallëzime të tilla, unë u paraqita” tha ai pasi doli nga SPAK.

Kjo është hera e dytë, që Baçi pyetet në Prokurorinë e Posaçme për këtë cështje, ndërsa vetë organi i akuzës nuk ka dhënë detaje. Baçi u pyet për këtë dosje edhe në maj të këtij viti.

Por për çfarë akuzohet Baçi?

Ai është paditur se ka pastruar dhe fshehur një shumë prej 1.5 milionë eurosh. Gjatë viteve 2010-2012, Luan Baçi ka hedhur rreth 1.5 milionë euro në kompaninë private ‘Geral AM’, para të cilat nuk u dihet burimi dhe nuk janë deklaruar në ILDKPKI, bën me dije Shqiptarja.com.

Aksionet në firmë janë marrë nga gruaja e Baçit, Elsa Baçi. Po në këtë periudhë Luan Baçi është hetuar për korrupsion me patentat kur ka qenë drejtor në Fier, madje në atë kohë ka pasur edhe një masë pezullimi detyre ndaj tij

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button