Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Numri dy i OMONIA-s nuk e mohon se kandidat në Himarë do jetë djali i Fredi Belerit

Sekretari i OMONIA-s, Marin Suli tha se “nuk ka asgjë nga fraonti i lindjes”, sipas tij zgjedhja e Vangjel Tavos si kandidat për Bashkinë e Himarës nga ana e socialistëve ishte diçka e pritshme.

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin” Suli tha se kandidati i opozitës ende nuk është zgjedhur, por me 99% sipas tij do të jetë një djalë i ri himariot dhe euroatlantik.

I pyetur nëse kandidati i koalicionit opozitar do të jetë Petro Beleri, Suli tha se ai ëhstë mes kandidatëve, por nuk është kandidati i vetëm.

“Janë më tepër se një që po diskutohen. Ne jemi në fazën finale të sondazheve dhe bisedimeve. PBDNJ është pjesë e koalicionit opozitar, tashmë po bëhen bisedime mes zotit Dule dhe kryetarëve të partisë së opozitës, ndaj besoj se o nesër o pasnesër do të kemi emrin e kandidatit. Kandidatin do e vendosë zoti Dule së bashku me zotin Berisha dhe me zotin Meta”,-tha Marin Suli.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button