Aktualitet/LajmeKryesoreSociale

Shqiptarët më “dorëlëshuar”! Shumë turistë të huaj, por shpenzojnë shumë pak

Ndërsa bregdeti shqiptar dhe veçanërisht ai i jugut pret një numër më të lartë turistësh të huaj krahasuar me atë të viti të kaluar, operatorët turistikë dhe njësitë e shërbimit kanë ngritur një tjerët shqetësim mbi nivelin e turistëve që vijnë në masë në vendin tonë.

Përfaqësuesi i një prej operatorëve turistikë në Vlorë që ofron disa shërbime për turistët e huaj, shprehet se sasia e turistëve, nuk reflekton rritje të parave që ato shpenzojnë në vendin tonë.

Madje ai shprehet se turistët e huaj tregohen dorështrënguar.

Në fakt këtë konstatim e konfirmojnë edhe menaxherët e resorteve dhe restoranteve përgjatë bregdetit të Vlorës, të cilët duket se sytë i kanë tek turistët vendas se sa tek ata të huaj

Edhe vetë turistët shqiptarë e pranojnë se në krahasim më të huajt, janë më dorëlëshuar në shpenzime përgjatë pushimeve.

Sipas operatorëve turistike duhet ndryshuar qasja e turistëve, pasi është më mirë të jenë më pak, por më elitarë se sa të shumtë dhe pa shpenzime.

Këtë sezon veror bregdeti i Vlorës për llogaritet të presë deri në 30 për qind më shumë turistë të huaj krahasuar me sezonin e kaluar veror.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button