Aktualitet/LajmeRajoni

Prishtina në kaos prej motit të keq, QKUK dhe një stacion policor mbulohen nga uji

Prishtina i është nënshtruar pa kushte motit të keq që ka mbërthyer kryeqytetin e Kosovës mbrëmjen e së dielës, pas një jave me temperatura të larta. Pas reshjeve të dendura të shiut dhe breshërit, uji ka vërshuar në rrugët e kryeqytetit duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Situata më kritike është raportuar në lagjet Bregu i Diellit dhe Mati, ndërsa në lagjen Qëndresa ka makina të mbuluara nga uji.

Si pasojë e bllokimit të rrugëve ka radhë të gjata në hyrje të Prishtinës, ndërsa uji ka depërtuar edhe në stacionin  policor “Jugu”. Ndërkohë në rrjet qarkullojnë disa video që tregojnë se në disa autobusë të linjave të transportit publik, uji ka deportuar brenda.

Sakaq nuk i ka shpëtuar përmbytjeve as Qendra Klinike Universitare e Kosovës, nga ku burime kanë konfirmuar se uji ka depërtuar në Klinikën e Pulmologjisë.

“Si pasojë e intensitetit të lartë të shiut rrjeti i përpunimit të kanalizimit nuk ka arritur të përballojë sasinë e ujit. Ekipet teknike të QKUK-së, janë në gjendje gatishmërie, deri më tani uji ka depërtuar në bodrumin e Klinikë së Pulmologjisë, ku fatmirësisht nuk ka pasur aparatura mjekësore”, konfirmuan nga QKUK.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button