Kanionet e Holtës vitet e fundit jsnë kthyer në një destinacion turistik, jo vetëm për vendasit, por edhe të huajt. Qindra vizitorë jo vetëm gjatë fundjavavës, por edhe në ditë të zakonshme vizitojnë këtë vend.
“Unë jam guidë turistike, vijmë nga Holanda, dhe këta janë klientët e mi. Është hera e 7 ndoshta që e vizitoj këtë vend në 1 muaj e gjysmë. Ka shumë interes për ta vizituar. Unë mendoj se sa më shumë njerëzit postojnë foto, aq më shumë të tjerë shfaqin interes. Kur sheh këtë kanion, është fantastike, është një nga bukuritë e fshehura që ende nuk është zbuluar plotësisht. Është shumë e këndshme të mos kesh qindra njerëz rrotull, ndërkohë që lumenjtë e tjerë janë shumë të populluar”, thotë njëe gudidë turistike e huaj.
Kanioni i Holtës është një dhuratë e natyrës, një vepër arti që është punuar gjatë mijëra viteve. Kjo bën që të huajt të jenë më të apasionuar për të zbuluar bukuritë shqiptare.
“Ne jemi nga Holanda. Është hera jonë e parë në Shqipëri. Ishte hoteli ku po qëndrojmë që na rekomandoi për këtë vend kaq të bukur. Uji nuk është shumë i ftohtë dhe është shumë mirë. Kemi vizituar kanione të tjera ku nuk mund të ecësh nga uji i ftohtë”, shprehet një turist.
Shqipëria ende fsheh vende të mrekullueshme që ja vlen jo vetëm të vizitohen, por edhe të promovohen. Turistët vizitojnë jo vetëm kanionin deri në pjesën e sipërme të tij, por edhe kalanë që ndodhet sipër në mal.