Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

Vrasja e Xhuvanit, ish-zyrtari i policisë së Elbasanit: Akuzat ndaj meje turpe

Në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm, po mbahet këtë të premte seanca e radhës ndaj Arbër Paplekajt, ish-efektivit të RENEA-s, i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, pak ditë para zgjedhjeve të vitit 2021.

Albert Nushi, ish-zv.drejtor i policisë së Elbasanit i cili ndodhet në arrest shtëpie me akzuën e shpërdorimit të detyrës dhe deklarimim të rremë lidhur me këtë ngjarja tha para gjykatës se akuzat ndaj tij janë të trupshme dhe se do i kishte kryer vetëm po të ishte i çmendur.

“Çdo herë që kam qenë shumë bashkëpunues me prokurorët. Këtu dy turpe që janë ngritur ndeje meje. Këto dy vepra penale do i kisha kryer vetëm po të isha çmendur. Është turp i madh. S’kam penguar asnjë hetim, ju kam dhënë çdo material. Prokurori pretendonte se po ta kishte këtë video më momentin e parë do kisha kërkuat masë sigurie. I thashë e ke hapur dosjen apo jo, sepse ta kam dhënë që në momentin e parë. I bie që nuk ke hapur dosjen, nuk ke lexuar asgjë. Kam besim tek gjykimi i trupës gjykuese. Po të isha njëmijë herë në atë ngjarje çdo specialist nuk bën dot asgjë më shumë”, tha Nushi.

Nushi ka qenë nëndrejtor i Policisë së Elbasanit në kohën që u vra Pjerin Xhuvani. Në momentin e vrasjes, Nushi bashkë me vartësit e tij janë filmuar teksa largohen me vrap në momentin që ka nisur përplasja me armë zjarri më 21 prill. Ndërsa asokohe nëndrejtorit të policisë Nikollaq Palla i është vënë arma në kokë pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit dhe sërish asnjë nuk ka reaguar. Për më tepër që në dëshminë e tij Nikollaq Palla nuk e ka treguar këtë fakt dhe ndaj akuzohet për deklarim të rremë dhe shpërdorim detyre.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button