Në datën 19 Qershor rreth orés 20 u ngjit drejt qiellit shpirti kollosit, të Arbërisë, At Antoni Bellusci që prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.
Ky bir sa i njerëzisë aq edhe i Perëndisë, nënshtetas Italjan, qytetar dhe bir i Kosovës, Shqipërisë, vëllai i gjithë shqiptarëve në të gjitha konteinentet ia kushtoi tërë jetën e tij, edhe energjinë e fundit botës Arbërore!
At Antonio Bellusci Lindi në Frasnitë,qytezë arbëreshe më 15 Shtator 1994.
Përfundon Studimet Universitare në Filozofi pranë Kolegjit greko- bizantin në Romë.
Shugurohet Prift në 1962.
AT Belleusci ishte studiues, hulumtues i botës arbëreshe dhe asaj arvanitase.
Profesor Doktor Bellusci, është autor i 25 veprave shkencore mbi kulturën, etnografinë arbëreshe.
Hulumues për rreth 40 vjet tek arvanitasit e Greqisë, të cilat i ka përmbledhur në dy vepra .
Është Autor i listës së 920 fshatrave arvanitas me toponimet e tyre origjinale, ku janë rregjistruar dhe incizuar më tepr se 3000 persona.
Mik i ngushtë i Arisidh Kollja, Vagjel LLjapi, Jorgo Miha e shumë arvanitas të tjerë, që ruajtën dhe ruajnë identitetin e tyre arbëror.
I vetmi pjesëmarrës arbëresh në Kuvendin Ilir më 1972.
Themelues i revistës “Vatra jonë” 1963
Themelues i revistës Internacionale “Lidhja”, 1980
Themelues i Qendrës albanologjike, 1980
Themelues i Bibliotekës A. Bellusci 1960.
Hapi shkollën e parë për Fëmijët shqiptarë në diasporë pranë bibliotekës së tij në vitin 1994
Mbrojtësi i Çështjes së Kosovës, duke qenë i pari që në 1989, kur Kosova dikutohej ende për Shkelje të të Drejtave të Njeriut, Ai hodhi tezën Kosova Republikë!
Ishte i pari që në vitet 1998-1999 luftën ndaj Kosovës e konsideroi një gjenocid, dhe i dedikoi po në këtë vit artikuj por edhe kopertinën e Revistës së tij “Lidhja” kësaj tragjedie bërë popullit kosovar.
Puna dhe veprimtaria e tij është nderuar me:
Medalje Presidenciale nga Presidentja e Kososovës Vjosa Osmani
Medalja Naim Frashëri me urdhër të Presidentit Të Republikës së Shqipërisë
Medalja Lidhja e Prezërenit nga Presidenti Ibraim Rrugova
Medalja e Nënë Terezës
At Bellusci ishte i vetmi Antar Nderi i Lobit Lidhja shqiptare- amerikane Amerikan themeluar nga Ish senatori amerikan arbëreshi Dioguardi për çështje e Kosovës.
At Bellusci në thjeshtësinë e dashurinë e e tij punoi për ruajtjen e gjuhës, kulturës tek arbëreshët e Italisë, tek arbëreshët, zgjoi ndjenjat arbërore të arvanitasve përforcoi dhe rriti ndërgjegjen kombëtare tek shqiptarët e Shqipërisë,Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi si edhe Diasporës shqiptare kudo që ndodhen shqiptarë që mos të harrojnë gjuhën shqipe.
Çdo gjë që rrethonte botën arbërore At Bellusci është atje, i pa lodhur, energjik si një gurrë e pashtershme për kombin arbëror. A.K./TemA