Aktualitet/LajmeKryesoreSociale

Shqipëria “piqet” nga vapa, sa do të arrijnë temperaturat në fundjavë

Shqipëria është përfshirë nga temperaturat e larta, ku në fundjavë do të shënohen edhe disa gradë më tepër. Sipas sinoptikanëve, pritet që kjo valë të jetë e gjatë, por edhe shumë e egër. Prof. Asoc. Mihallaq Qirjo, drejtuesi i Qendrës Burimore të Mjedisit ka folur për SCAN Live mbi ndikimin që sjellin ndryshimet klimatike në ekonomi. Sipas tij, sektori që preket më tepër është bujqësia, ku thatësira do të sjellë probleme.

“Vitet e fundit ndryshimet klimatike janë bërë të zakonshme, ku thatësira ka zgjatur. Periudha të tilla shumë të nxehta kemi patur edhe në muajin Prill, me temepratura mbi mesataren”- thotë Qirjo.

Ndryshimet klimatike sipas Qirjos janë reflektuar edhe në fenomenin e shtimit të përmbytjeve, madje janë po të njëjtat zona që shënojnë edhe temperaturat më të larta.

“Mund të themi që këto ndryshime prekin ultësirën perëndimore në vend, e cila është më e riskuar. Temperaturat 41-43 gradë që do të kemi në fundjavë, bien ekzaktësisht në këtë zonë gjeografike. Lagështia në ajër rritet me 7%. Temperturat e larta do të sjellin 12 gradë mbi mesataren. Pjesa e madhe e popullisë ndodhet në këtë zonë, ndaj dhe risku do të jetë më i madh, prandaj paralajmërimi duhet të merret parasysh dhe të bëhet kujdes”- thekson eksperti Qirjo.

Por, cili është impakti në ekonomi që sjellin këto ndryshime klimatike?

“Në terma afatgjatë dhe aftashkurtër mbi ekonominë, ndryshimet klimatike sjellin dëm në bujqësi, ku kërkohet ujitje intensive. Rritja e temperturave zvogëlon rendimentin edhe në punë tek njerzit.  Mund të sjell disa shifra, nga vlerësimi i ndikimit në vitet 2010-2020, dëmi ekonomik në Shqipëri nga përmbytjet është 100 mln euro, nëse do shkojmë me këto ritme, ndikimi do të jetë shumë më i madh në vitin 2050”- shton Mihallaq Qirjo.

Por kë cilëson si problematikë për ndotjen drejtuesi i Qendrës Burimore të Mjedisit?

“Ndotësi kryesor është transporti, makinat që djegin karburant, ndaj duhen ulur shkarkimet. Sektor tjetër është bujqësia, e cila nëpërmjet proceseve të kapjes së karbonit kontribuon në uljen e shkarkimeve apo të menaxhimit të mbetjeve, të cilat kalbëzohen dhe kthehen në atmosferë”-thotë Qirjo.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button