Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

“Me akuzat që kanë bërë Berisha – Meta ndaj njëri-tjetrit shkojnë në burg”, Zeka përplaset me Lelën: S’ma mëson ti gazetarinë, je foshnje

Alfred Lela dhe Miliam Zeka u përplasën në studion e “Top Story” gjatë diskutimit për Partinë Demokratike, që tashmë me vendimin e Apelit, është zyrtarisht në duart e Sali Berishës.

Lela e akuzoi Zekën “një Nostradamus të palexuar nga Ferizaj”. I acaruar me këtë koment, Zeka iu drejtua analistit “për gazetari, analizë, këpuca ime e ka GPS 360 gradë mbi trurin tënd”.

Zeka gjithashtu i kujtoi Lelës akuzat që Ilir Meta dhe Sali Berisha bënin ndaj njëri tjetrit kohë më parë, ndërsa tani janë ‘aleatë’.

Replikat:

Zeka: Ju nuk e keni problem të thoni sot ndryshe, nesër ndryshe. Po të marrësh videot e Ilir Metës e Sali Berishës ata shkojnë të dy në burg me akuzat e incizuara njëri – tjetrin cfarë i kanë thënë. Ti je vrasës…Ky thotë nuk jap dorëheqje për Shkëlzenin, njëherë kam dhënë dorëheqje për Shkëlzenin. Ore ju s’jeni në terezi. Edi Rama po tallet me ju. Vazhdoni merrni gazetarë të RAI 3, italianë…

Lela: Një problem kam me analizën politike të llojit tuaj, është Nosatradamus pa lexime

Zeka: Vazhdo ti, vazhdo me RAI3

Lela: Jo po do ta mësoj nga Ferizaj gazetarinë, po sigurisht mo nga Torino e Milano, çfarë janë këto përralla tani

Zeka: Kujt po i thua nga Ferizaj

Lela: Po ty po të them

Zeka: Ti je foshnje për mua, unë e kam kryer shkollën në Suedi, ti e ke kryer në qenefat e Tiranës. Ti me mua… për gazetari, analizë, këpuca ime e ka GPS 360 gradë mbi trurin tënd.

Lela: Prapë Nostradamus pa lexime mbetesh

Zeka: Leri ti Kaçanikun dhe Ferizajn, shaj shaj

Leka: Nostradamusit nuk i shkon acarimi

Zeka: Çfarë ka thënë RAI3 Edi Ramës që nuk e kemi thënë ne

Lela: Çfarë ke thënë ti, ti po i bën fresk Edi Ramës, sot e përnatë

Zeka: A do ta shaj Edi Ramën deri në mëngjes?

Lela: Është marrëzi kjo, ti je gazetar që i bie pakicës, lavdëron qeverinë

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button