Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Kryemadhi mbi 5 orë në SPAK për pasurinë, lobimin dhe shpenzimet estetike: Botox kam bërë si të gjitha gratë! Celularin? Le ta mbajnë brenda

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është pyetur për 5 orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion këtë të mërkurë.

Ajo u thirr në cilësinë e personit që ka dijeni nga prokurori që ka në dorë një dosje sa i takon pasurisë së çiftit.

E pyetur nëse ka bërë ndërhyrje estetike Monika Kryemadhi tha se ka bërë botoks si gjithë femrat, ndërsa mohoi të ketë bërë ndërhyrje të tjera.

Kryemadhi: I dhash përgjigje të gjitha pyetjeve. Ballafaquam gjërat që kanë të bëjnë me akuzat që kanë ngritur. Besoj se e ezauruam aspektin e pyetjeve dhe përgjigjeve. E lexova me vëmendje dhe e firmosa me vetëdije të plota, duke marrë të gjitha përgjegjësitë.

Botox & ndërhyrje estetike?

Lobimi, hetimi pasuror dhe operacionet plastike janë në një çështje. Dua të them që nuk kam bërë ndërhyrje estetike. Cdo gruan që mirëmbahet dhe që kërkon  korrekte me imazhin e saj, nuk është ndërhyrje estetike. Ndërhyrje estetike do të thotë të ndryshosh shumë gjëra. Botox kam bërë si të gjitha grat.

Në çfarë cilësie u pyetët?

Isha në cilësinë e personit në dijeni.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button