Aktualitet/LajmeKryesore

Tmerr në Itali, mbyt ish-gruan me kabllo elektrik dhe shkon në polici me trupin e saj në bagazh

Një tjetër rast femicidi është regjistruar në Itali dhe këtë herë ka qenë e rëndë mënyra sesi burri ka vepruar pasi i ka marrë jetën ish-partneres së tij.

Mediat italiane raportojnë se pasi i mori jetën ish-partneres, 48-vjeçari nga qyteti i Modenas u paraqit në komisariatin e policisë, duke mbajtur trupin e saj të pajetë në bagazhin e makinës që kishte parkuar jashtë.

Andrea Paltrinieri më pas ka pranuar se ka vrarë ish-partneren, Anna Sviridenko, duke rrëfyer se e ka mbytur me një kabllo elektrike dhe i ka mbuluar fytyrën me një qese plastike për t’ia bërë të pamundur frymëmarrjen.

Viktima ishte dyzet vjeç, me origjinë italo-ruse. Ajo punonte në Modena si radiologe. Sipas të dhënave të hetimeve të deritanishme, Paltrinieri ka kryer krimin pasi nuk ka pranuar që ish-partneres së tij t’u besohej kujdestaria e dy fëmijëve të mitur.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button