Aktualitet/LajmeKryesoreSociale

Emigrantët në Gjadër/ Rama intervistë me RAI3: Bëmë detyrën tonë si qytetarë europianë, kemi pasur edhe oferta të tjera

“E kam thënë se ishte një kërkesë miqësore nga Giorgia, dhe unë i thashë pse jo. Diskutuam gjatë se çfarë mund të bënim, cila ishte pjesa jonë dhe pastaj e nënshkruam marrëveshjen. Ne kemi marrë përgjegjësinë si europianë.

Nëse këtë gjë do e bënte Sllonevia apo Polonia askush nuk do të thonte gjë, por fakti që e bëri Shqipëria që nuk është anëtare e BE-së, ka këto reagime.

Jam socialist pak i çuditshëm, pasi nuk besoj te llogoret ideologjike. Nëse një gjë funksionin, funksionon. Shqipëria nuk mund të zgjidhë këtë problem, nuk është një problem që mund të transferohet, por duhet goditur, duhet zgjidhur bashkarisht.

Shqipëria nuk është hera e parë që merr të tilla oferta, por nuk kanë qenë të përshtatshme. Njëkohësisht është ndryshe kur bëhet fjalë për vendin fqinj. Kur thuhet Italia është Shqipëria, dhe kur thuhet Shqipëria është Italia”.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button