Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Avokati shqiptar me deklaratë të fuqishme për Radoiçiqin: As mos t’ju shkojë mendja se mund të arrestohet në…!

Gjatë ditës është bërë me dije që Milan Radoiçiq ka bleë prona të reja në pjesën elitare të Beogradit.

Kjo ‘lëvizje’ e Radoiçiq u bë ani pse Prokuroria e Lartë Publike në kryeqytetin serb e akuzon për disa vepra penale në lidhje me sulmin kundër Policisë së Kosovës në fshatit Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023, ku u vra një rreshter policor dhe tre sulmues serbë.

Radoiçiqi e mori publikisht përgjegjësinë për atë sulm dhe pranoi se ai ishte organizatori dhe udhëheqësi i grupit të armatosur.

E në lidhje me këtë situatë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati shqiptar Spartak Ngjela.

Ai thotë se ndërkombëtarët nuk mund të bëjnë asgjë në lidhje me Radoiçiqin.

Sipas tij, Radoiçiq nuk do të arrestohet në Serbi.

Nuk kanë se çfarë të bëjnë ndërkombëtarët, kurse ato akuzat e prokurorisë në Beogead janë falsitete. Kjo çështje shihet ndërkombëtarisht se çfarë ndodh, vetëm nëse Radoiçiç do dalë në Perëndim. As mos t’ju shkojë mendja se mund të arrestohet Radoiçiç në Beograd. Vuçiç dhe Radoiçiç janë bandë kriminale. Ata janë të dehur nga krimet që kanë kryer, dhe të deprimuar nga përkrahja ndërkombëtare e Kosovës”, u shpreh ai.

Më tej, avokati thekson që Serbia është në një krize të shpërbërjes së saj dhe se çmendura e udhëheqjes së saj është në favor të Kosovës dhe Shqipërisë.

Serbia aktualisht është në krizën e shpërbërjes së saj. Të shohim se si do të precipitojnë ngjarjet. Por Kosova dhe Shqipëria janë të sigurta. Kurse çmenduria e udhëheqjes së Serbisë është në favor të Shqipërisë dhe Kosovës”, përfundoi avokati Ngjela për “Bota sot”.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button