Aktualitet/LajmeKryesoreRajoni

Alarm në Greqi, mbyllen dhjetëra shkolla pas kërcënimeve për bomba

Të paktën 35 shkolla janë mbyllur mëngjesin e së mërkurës në zonën e Atikës në Greqi, për shkak të një kërcënimi për sulme me bomba që ato kanë marrë nga persona ende të paidentifikuara.

Autoritetet janë ngritur në këmbë dhe po verifikojnë të gjitha kërcënimet, pas njoftimeve që morën nga shkollat se kishin marrë një email me përmbajtje shqetësuese.

Deri në këto momente, të gjitha kërcënimet kanë rezultuar false, teksa autoritetet po vijojnë me hetimet për gjetjen e autorëve të këtyre emaileve, që mendohet se vijnë nga jashtë Greqisë.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button