Aktualitet/LajmeKryesoreSociale

Shqiptarët bojkotojnë punën në shtet – Ministritë, nevoja për juristë e inxhinierë

Shqiptarët po e bojkotojnë punën në shtet. Kohët e fundit shifrat zyrtare tregojnë një ngurrim të qytetarëve për të punuar në sektorin publik. Aplikimet ranë në 14 584 në vitin 2023, nga 19 173 që pati një vit më parë. Për pasojë për vitin 2024 janë 1 183 vende të lira pune të planifikuara për rekrutim, më e larta që prej vitit 2020.

Enkela Dudushi, drejtoreshë e Departamentit të Administratës Publike:

“Të gjitha institucionet, ministritë kanë nevoja për rekrutim, me profile nga të gjitha fakultetet, edhe jurist ka shumë, edhe inxhinerë, sidomos elektronik, ndërtimi, të mjedisit, gjeologë, pra vendet janë të larmishme”.

Në çeljen e panairit të administratës publike, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin vuri theksin tek puna që do bëhet për motivimin e punonjësve.

Adea Pirdeni, ministre Shteti për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin:

“Është i domosdoshëm vlerësimi për ato që punojnë në administratë, ato që janë asete jo vetëm të ndihen të vlerësuar por edhe të shkojnë të motivuar në punë”.

Për të rinjtë, së shpejti pritet të hapen edhe aplikimet për praktikë pune në shtet.

Për të gjithë qytetarët e interesuar per vendet e lira të punës, projektet dhe shërbimet që ofrojnë administratat publike, panairi do të qëndrojë i hapur deri më 29 Maj”

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button