Aktualitet/LajmeKryesoreSport

Lorik Cana kundër Europianit me Serbinë: Veprim i nxituar, duhet të tejkalohen disa mosmarrëveshje

Lorik Cana pozicionohet kundër iniciativës për organizimin e përbashkët të kampionatit europian të 21-vjeçarëve në vitin 2027 mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Ish-kapiteni i kombëtares, imazh i fortë i kuqezinjve për shumë e shumë vite, komentoi për herë të parë dhe ekskluzivisht për Tring Sport debatin e fortë që ka krijuar në opinionin publik kandidatura e përbashkët e FSHF me Federatën Serbe të Futbollit për të organizuar një event të tillë kaq të rëndësishëm.

Për Canën, ky nuk është momenti duhur, pasi së pari duhet të kalohen disa procese të normalizimit të marrëdhenieve mes dy  popujve.

Më duket e nxituar. Pa u kaluar disa procese të normalizimit të marrëdhënieve është shumë e vështirë që të ketë organizime të përbashkëta pavarësisht qëllimeve të mira që ka Federata. Për momenti nuk më duket hapi i duhur”, u shpreh Lorik Cana për Tring Sport.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button