Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

Dosja “Xibraka”, Gazment Bardhi në SPAK: Më bënë vetëm një pyetje…

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD së Rithemelimit, Gazment Bardhi ka qëndruar vetëm pak minuta në SPAK.

Në një prononcim për gazetarët, ai tha se ishte si person që ka dijeni për çështjen, ndërsa u shpreh se i bënë vetëm një pyetje.

“Sic jeni në dijeni në 29 mars pas një denoncimi publik që kam bërë, gjithçka kam denoncuar mbi dyshimin e përfshirjes së vëllait të kryeministrit në aferën e Xibrakës, e kam dorëzuar në SPAK

Jam njoftuar nga drejtuesi si SPAK, por edhe nga hetuesit e BKH, pas dorëzimit të informacionit nga ana ime, se dosja e Xibrakës është rihapur, ka rinisur hetimi për identifikimin e personave që në dosje ishin cilësuar si persona të paidentifikuar.

Sot kam rikonfirmuar informacionin pranë SPAK dhe seanca e marrjes së pyetjes kishte vetëm një pyetje, nëse kisha gjë për të shtuar.

Isha në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen. Kallëzues është prokuroria e Hanoverit”, tha ai, duke konfirmuar kështu se ka mashtruar publikisht, kur deklaroi se ka depozituar kallëzim penal për Olsi Ramën.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button