Aktualitet/LajmeKryesoreShowbizz

Këngëtarja e njohur shqiptare zbulon se dy fëmijët e saj janë diagnostikuar me autizëm

Këngëtarja Arta Bajrami ka zbuluar se dy fëmijët e saj më të vegjël, Ideali dhe Elektra janë diagnostikuar me spektrin e autizmit.

Artisja u shpreh se diagnostikimi i fëmijëve të saj me spektrin e autizimit është bërë vonë, ndërsa shtoi se po marrin trajtim.

Arta Bajrami rrëfeu se Zoti i ka dërguar dy engjëj që i japin dashuri pa kushte.

“Dua të tregoj një të vërtetë, është mirë ta dijë edhe publiku. Dua të tregoj një të vërtetë, sepse po e kam një fare ngushtimi kështu që po ballafaqohem në përditshmëri. Ideali dhe Elektra janë diagnostikuar me spektrin e autizmit. Janë diagnostikuar pak më vonë, pasi fillimisht doktorët nuk kanë dhënë diagnozë të saktë. Unë nuk jam dorëzuar kurrë, ju kemi qënduar mbrapa bashkë me bashkëshortin. Vonë janë diagnostikuar.

Për momentin jam duke i trajtuar në Shoqatën e Autizmit në Prishtinë, të cilët po e bëjnë një punë shumë të mirë. Tani Zoti mi ka çuar këta dy yje, këta engjëj që japin dashuri pa kusht. Kuptojnë krejt, vetëm të flasin nuk munden ende. Janë të pavarur në gjërat që bëjnë”, u shpreh Arta Bajrami.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button