Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

“Ilir Meta ka paguar 500 mijë euro Durim Bamin të më vrasë” – Si u bë i famshëm ‘i forti’ i Niklës që trazoi politikën

Durim Bami është një ndër emrat më të lakuar këto ditë në media, pas mega operacionit të SPAK, për goditjen e 7 grupeve kriminale më të rrezikshme në vend.

Durim Bami nuk është një emër i panjohur në fakt.

Ai u bë i famshëm vite më parë, kur u akuzua nga Tom Doshi, se ishte paguar nga Ilir Meta për ta vrarë.

Akuzat e Doshit atokohë tronditën politikën shqiptare dhe për pak prishën koalicionin PS-LSI.

Nuk dihet sa të vërteta ishin këto akuza, por Prokuroria e Tiranës atëhere kërkoi nga 1 vit burg për Tom Doshin, Mark Frrokun dhe Durim Bamin, të cilët akuzoheshin për “kallëzim të rremë”.

Durim Bami u lirua dhe vijoi jetën e tij, ndërsa ndër vite u thërrit edhe disa herë të tjera në Polici, për akuza të ndryshme kriminale.

Por vetëm kaq, pasi ai lihej i lirë.

Ashtu si gjithë të tjerët në fakt, duke nisur nga Vis Martinaj, që u diheshin krimet sheshit, por askush nuk guxonte t’i prekte nga policia.

‘I forti’ i Niklës që trazoi politikën

Në 3 mars të 2015, Durim Bami është arrestuar nga Policia pas akuzave të Tom Doshit, se ish-kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kishte porositur një atentat për ta ekzekutuar atë përmes Durim Bamit, kundrejt pagesës 500 mijë euro.

Bami u kap në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi. Pas arrestimit ai tha se ishte vrasës me pagesë dhe ishte paguar nga Ilir Meta për të vrarë Tom Doshin. Më 4 korrik të 2018 ai u lirua nga Gjykata, pasi kjo e fundit e dënoi me 1 vit burg për “kallëzim të rremë”, por që dënimin ta kryente në “shërbim prove”.

Po kështu 41-vjeçari ka qenë i dyshuar në vitin 2004 për një tentativë vrasjeje. Ai është dyshuar për vrasjen e Erzen H. dhe Hasan K.

Gjithashtu Durim Bami rezulton si personi i fundit që ka takuar shtetasin Enver Stafukën. Më herët ai është dënuar me 4 vjet burg për veprën penale të pengmarrjes.

Bami u ndalua edhe në shtator të 2018 nga një operacion i RENEA-s në Nikël, pas informacioneve se në banesat e të fortëve në këtë zonë kishte armë, drogë dhe sasi eksplozivi.

Ai ka qenë disa herë objekt atentatesh, por ka mundur të shpëtojë.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button