Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Shtyhet diskutimi i rezolutës anti-korrupsion në Konferencën e Kryetarëve

Diskutimi në konferencën e kryetarëve për projektrezolutën e PS për luftën kundër korrupsionit shtyhet për në një seancë tjetër.

Shkak për shtyrjen u bë mungesa e një pjese e anetarëve te opozitës, të cilët nuk ishin të pranishëm.

Diskutimi në Konferencën e Kryetarëve për rezolutën pritet të bëhet më i gjerë në seancën e ardhshme.

Rezoluta parashikon që Kuvendi i Shqipërisë të fokusohet në disa pika kyçe, që kanë të bëjnë me integrimin e vendit në BE.

Një nga pikat e Rezolutës është ngritja e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar, i cili të adresojë ndërmarrjen e reformave që synojnë mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian përmes një vlerësimi/analize të situatës në këto fusha.

Po ashtu rezoluta parashikon edhe një Plani Kombëtar Veprimi, me kohështrirje afatgjatë, duke rekomanduar për sa çmohet e nevojshme edhe masa konkrete për ndryshime të mundshme ligjore dhe institucionale të cilat duhet të adresohen në secilën fushë nga institucionet përgjegjëse.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button