Aktualitet/LajmeEkonomi

Gati në 2025, Dhoma Ekonomike Kombëtare do t’i kushtojë buxhetit 140 milionë lekë

Dhoma Ekonomike Kombëtare e cila do të përfshijë të gjitha bizneset e regjistruara në QKB, por dhe dhomat ekonomike në vend në 1 të vetme, është hedhur tashmë për konsultim publik.

Me qëllim  ndryshimin  e përfaqësimit të bizneseve, DHEK parashikohet të ketë fizionominë e një organi publik që lobon për politikat në fushën e ekonomisë, përcjellë zërin e anëtarëve të saj  ndihmon në rritjen e kapaciteteve të bizneseve, nxit konkurrencën në vend.

Por që në riprezantimin e idesë së kësaj dhome, kjo iniciativë u kundërshtua në masë nga një sërë dhomash ekonomike në vend.

“Është një gjë që ne nuk ja kemi kërkuar pse shqetësohet qeveria. Janë shumë dhe do t’i përmbledh në një? Si i bie do centralizojë gjithçka, ne ishim 40 vjet do shkojmë prapë atje?” u shpreh Theodhor Kristuli, Unioni Tregtar Agroushqimor.

Një Dhomë Ekonomikë Kombëtare e ndarë në nëndhoma rajonale do të jenë në varësinë e ministrit për sipërmarrjen në vend.

“Numri i dhomave ekonomike rajonale nuk është përcaktuar në projektligj, por është parashikuar se ministri përgjegjës për sipërmarrjen do të përcaktojë me vendim numrin e tyre duke mbajtur në konsideratë ndarjen administrative territoriale, në nivel qarku ose të ngjashëm.”

Në relacionin e përgatitur theksohet edhe  sa do të jetë tarifës e anëtarësisë që bizneset do detyrohen të paguajnë.

“Për subjektet tregtare, biznes i vogël, përcaktohet se paguajnë një tarifë vjetore regjistrimi në vlerën 1000 (njëmijë) lekë. Ndërsa, për subjektet e tjera tregtare sipas kategorive përkatëse, tarifa vjetore e regjistrimit vendoset nga Asambleja e Përgjithshme e kësaj dhome (DHEK).”

“Nuk është problem që qeveria të mbledh 20-30 milionë euro në vit. Në analogji mund të ndodhë fenomeni tjetër që zëri i biznesit mos të dëgjohet më e cila do sjelli në rrënim ekonomik. Nuk do funksionojë kjo gjë se s’jemi në atë lloj ekonomie”, tha Kristuli.

Dhoma Ekonomike u prezantuar për herë të parë në 2015 nga qeveria por që u kundërshtua nga bizneset. Nisma e riprezantuar  parashikon në relacionin e saj si detyrë edhe organizimin e ekspozitave, panaireve, kurseve dhe trajnimeve por dhe programe financimi për të mbështetur gratë në sipërmarrje, të rinjtë, projektet inovative, rritjen e bashkëpunimit me diasporën.

Për të qenë gati deri në 2025, shteti do të subvencionojë këtë dhomë për vitin e parë 40 milionë lekë ndërsa të dytin parashikohet të jetë rreth 100 milionë lekë.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button