Aktualitet/LajmePolitike

Protestuesit hedhin vezë e molotovë në drejtim të Bashkisë së Tiranës

Përfaqësues të opozitës janë mbledhur para Bashkisë së Tiranës, në një protestë ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Protesta nisi menjëherë me tensione dhe motovë drejt Bashkisë. Skenari është i ngjashëm me atë që është parë edhe në protestat e kaluara, fjalime të opozitarëve, tentative për të hyrë në godinë, heqja e gardhit të çeliktë që ka rrethuar godinën.

Të shumtë janë protestuesit që kanë veshur bluzën “Lironi liderin e opozitës”, referuar Sali Berishës.

Kjo nuk është hera e parë që opozita po proteston kundër Veliaj. Ato janë mbledhur edhe më herët para bashkisë së Tiranës, ku nuk kanë munguar vezët e hedhur si edhe molotov në drejtim të godinës.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button