Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

“Asnjë botim në arkeologji”/ Forumi i Trashëgimisë publikon foton: Neritan Ceka takim me njeriun që kërkon të marrë nën kontroll Parkun e Bylisit

Forumi i Trashëgimisë ka postuar një fotografi të Neritan Cekës në një takim me Ilir Parangonin, i cili sipas forumit kërkon të marrë drejtimin e Parkut të Bylisit. Për Parangonin që ka punuar me AADF,  Forumi thotë se s’ka asnjë botim dhe kërkon të marrë dhe miratimin e Cekës i cili ka qenë arkeologu që ka gërmuar Bylisin.

Reagimi i plotë: 

Prof. Neritan Ceka, nje arkeolog me reputacion nderkombetar, botues i dhjetra librave arkeologjike dhe historike. Drejtues i fushatave arkeologjike per disa dekada. Arkeologu qe germoi Qytetin Antik te Bylis. Drejtues i Institutit te Arkeologjise menjehere pas renies se Komunizmit.

Nje nga themeluesit e Partise Demokratike, nen Kryetar i Kuvendit. Themelues i Partise Aleanca Demokratike. Minister i Brendshem. Ambasador i Republikes se Shqiperise ne Itali. Anetar i Akademise se Shkencave. Kohet e fundit Kryetar i Bordit Shkencor te Butrintit financuar nga AADF.

(Nje nga kundershtaret publike te formules se dhenies me koncesion te Butrintit si Park Kombetar per AADF ( Fondit Shqiptaro Amerikan per Zhvillim) ne nje kafe pune me nje personazh te quajtur.

Ilir Parangoni. Nje emer i pa njohur ne fushen e Trashegimise Kulturore pa asnje kontribut. Asnje veper te botuar. Asnje botim shkencor ne arkeologji
Punonjes i AADF dhe nje nga sherbyesit e pa princip te skemes se marjes ne administrim te Parkut te Butrintit apo edhe te parqeve te tjera nga AADF. I njohur vetem per letrat kercenuese qe ju dergonte specialisteve nderkombetare qe shpreheshin kunder menyres se si AADF kerkonte te rrembente Butrintin. Kercenues i punonjesve shteteror te Parkut te Butrintit, veper kjo e denoncuar ga Deputetja Ina Zhupa.

Tani me urdher te AADF dhe me sa duket me bekimin e Prof Cekes kerkojne te fusin ne administrimin edhe Parkun Kombetar te Bylis nen administrimin e AADF.
Duhet thene se Projekti per Qytetin Antik te Bylis financohet nga nje grant prej 6 milion euro nga Zyra e Bashkimit Europian, zbatohet nga nje NGO italiane dhe ku nje nga zerat me kritik kunder ketij Projekti ka qene prof Neritan Ceka.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button