![](https://shtypi.net/wp-content/uploads/2024/04/800-0-1662199695xdron-835-780x450.webp)
Forcat ajrore të Ukrainës raportojnë se kanë rrëzuar 13 dronët e përdorur në sulmin e Rusisë gjatë natës në rajonet jugore.
Ushtria tha se dronët Shahed u shkatërruan mbi rajonet Zaporizhzhia, Odesa dhe Dnipropetrovsk.
Rusia përdori gjithashtu dy raketa S-300/S-400 dhe tre raketa balistike Iskander-M në sulm, sipas ushtrisë ukrainase.
Një nga sulmet kishte në shënjestër infrastrukturën energjetike në rajonin e Odesa-s, por mbrojtja ajrore i zmbrapsi të katër dronët, tha grupi jugor i forcave të Ukrainës në aplikacionin e mesazheve Telegram.
Mbeturinat dëmtuan disa rezidenca private dhe ndërtesa fermash në Zaporizhzhia, thuhet në deklaratë, raporton Reueters.