Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

Arrestohen me urdhër të SPAK disa ish-drejtorë dhe zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, pas akuzave të Këlliçit

Disa ish-drejtorë dhe zyrtarë në Bashkinë e Tiranës janë arrestuar më parë me urdhër të SPAK.

Mësohet se janë të 9 urdhër arreste të lëshuara nga Prokuroria e Posaçme.

Dy prej tyre raportohet se janë Redi Molla, ish-drejtor i UKT, i larguar në vitin 2020 nga ky post ,si dhe Mariglen Qato, ish-drejtor i IMT në vitet 2015-2022.

Dyshohet se ata janë vënë në pranga në kuadër të dosjes “5D”, pasi kanë lidhje me kompaninë e cila ka përfituar punë publike.

Arrestimet vijnë pas denoncimeve të Belind Këlliçit.

Gjithashtu janë lëshuar urdhër arreste për biznesmenin Nestor Muhametllari, si dhe Taulant Tushen, i cili ndodhet aktualisht i arrestuar me tjetër akuzë.

Tushe akuzohet se kur mbante postin e drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Planifikimit të Punëve Publike, ka pasur dijeni në lidhje me ortakët e vërtetë të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k dhe ka favorizuar këtë shoqëri tregtare duke ditur se cilët persona kanë qënë zotëruesit indirekt të aksioneve të shoqërisë.

Sipas SPAK, pikërisht Redion Molla dhe Mariglen Qato janë pronarët “de facto” të kompanisë “5D konstruksion”.

Sipas denoncimeve që janë bërë nga Belind Këlliçi, Mariglen Qato ka punësuar familjarët e tij në disa sektorë të Bashkisë së Tiranës, duke arritur të përfitojë përmes tyre dhjetra tendera për kompaninë e tij “5D”.

Kompania në fjalë ka marrë të paktën 25 tendera, nga të cilat 15 nga Bashkia e Tiranës, 10 nga UKT dhe 3 nga OSHEE, si dhe 1 nga ARRSH.

Ai gjithashtu ka marrë leje ndërtimi për disa godina në kryeqytet, si dhe është pas ndërtimit të një hoteli luksoz shumëkatësh në Durrës.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button