Aktualitet/LajmeKryesoreSociale

“Notova, uji është super”, turistët e huaj shijojnë diellin dhe detin në Vlorë

Është mars, por moti me diell dhe temperatura të larta ka bërë që turistët e hershëm të nisin plazhin në bregdetin e Vlorës.

Edhe pse sezoni i plazhit ende nuk është çelur zyrtarisht, shumë turistë të huaj kanë zgjedhur Vlorën për të shijuar fundjavën dhe rrezet e diellit duke u larë edhe në det.

“Super, me pëlqen shume ketu…Notova. uji ështe super”, thotë një turiste e huaj.

Një djalë tjetër komenton për News24: Shqipëria ështe një vend shume i bukur..Kam pare shume turiste spanjolle ketu..Iu them te gjithëve te vijnë dhe ta shijojnë verën në Shqipëri.

Shumë të tjerë zgjodhën të shijojnë rrezet e diellit në bregdet duke shijuar kaltërsinë në distancë.

“Eca gjate bregdetit. Më pëlqen deti këtu. Vlora është shume e bukur. Eshte hera e dyte qe vij ketu”.Pushuesit shfrytëzojnë hapësirën e lirë të rërës pasi çadrat e shezlongët ende nuk janë vendosur deri ne çeljen zyrtarisht te sezonit.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button