Deputeti i PS-së Erion Braçe, në fjalën e tij në Kuvend iu përgjigj akuzave të Rithemelimit lidhur me Portin e Durrësit.
Braçe shprehet se në kohën e qeverisjes së Berishës, porti shfrytëzohej nga një firmë koncesionare qesharake që nuk paguante rrogat e punonjësve. Deputeti theksoi se Porti i Durrësit do të bëhet me shërbime moderne, duke konkurruar edhe portet në rajon.
“Prisja të flisnim për buxhetin. Por për cilin port flisni? Për Portin e Durrësit i cili në 90% ishte dhënë me koncesion,. Dhe qeveria merrte një firmë qesharake që nuk paguante as rrogat e atyre që punonin aty.
Për portin ku shërbimet ishin koncesionuar mbi 90% sipas KLSH. Për këtë flisni? Për atë port që nuk shtrinte krahun e vinçit sepse binte mbi hotelin në krah. Çfarë po kërkojmë, apo çfarë akuzoni: që po ndërtojmë një port publik shtetëror me para publike, që rrit jo vetëm pasurinë por ofron shërbime më të gjëra.
E për të konkurruar ato porte. Në cilët interesa flitet këtu? E kam me deputetin e Durrësit që foli këtu. Interesat e kujt po mbron, interesat e portit të Barit, Brindisit, apo nga ana tjetër të Kretës, Selanikut? Që tani veni e vini për hatrin e Belerit. Për çfarë flisni që atje kemi rënë dakord atje të ndërtohet baza e NATO-s. Do thoni jemi kundër. Mendoj se duhet të flasim për buxhetin. Pas 5 muajsh që nuk patëm mundësi, është shumë e rëndësishme të flasim për buxhetin”, tha deputeti socialist.