Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Marrëveshja PS-Bardhi, reagon Ambasada e SHBA: Të inkurajuar nga njoftimi për rikthimin e normalitetit në Parlament

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve  u arrit një dakordësi mes  mazhorancës dhe opozitës së bashkuar për lejimin e ngritjeve të Komisioneve Hetimore.

Pas këtij njoftimi ka reaguar edhe Ambasada e SHBA në Tirana e cila shprehet se është inkurajuar nga njoftim për rikthimin e rendit normal në Parlament.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është e inkurajuar nga njoftimi për rikthimin e rendit normal në Parlament.

Institucionet funksionale janë thelbësore për çdo demokraci të shëndetshme dhe anëtarët e zgjedhur duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në mirëbesim brenda Parlamentit”, thuhet në reagimin e Ambasadës amerikane.

Për marrëveshjen ka reaguar dhe delegacioni i BE-së në Tiranë.

“Mirëpresim lajmin për rikthimin e normalitetit në Parlament.

Siç kemi thënë dhe më parë, një parlament që funksionon mirë është thelbësor për të lehtësuar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, i cili është objektivi strategjik i vendit, i mbështetur nga shumica dërrmuese e shqiptarëve”, thuhet në reagim.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button