Greqia po konsideron përfshirjen e femrave në shërbimin ushtarak. Ministri i Mbrojtjes, Nikos Dendias ka njoftuar aktivizimin e një ligji të posaçëm për këtë çështje.
“Një shumicë dërrmuese e shoqërisë greke beson në një ushtri të qytetarëve, beson fuqimisht në qytetarin e armatosur.
Greqia po lundron në një kuadër gjeopolitik ku përballet me një kërcënim nga një vend që ka avantazh numerik të madh ndaj nesh dhe që në mesin e këtij shekulli do t’i afrohet apo kalojë 100 milion banorët krahasuar me 11-12 milionët tanë.Ndaj, aritmetika e thjeshtë kërkon një ushtri të qytetarëve si dhe pikëpmaja ideologjike se qytetarët e armatosur që mbrojnë vendin, shtëpinë dhe idealet, është ajo çfarë e ka veçuar helenizmin, që nga koha e themelimit të qytet-shteteve”, është shprehur ai në një takim me Shtabin e Përgjithshëm Kombëtar Helenik të Mbrojtjes, mbajtur me rastin e Ditës së Gruas.