Fredi Beleri, i dënuar me dy vjet burg për blerje votash, ka shpërndarë qëndrimin e Ilir Metës në llogarinë e vet në rrjetet sociale, për dënimin e tij.
I entuziasmuar, Belerishkruan nga qelia se e ka për nder që në krah ka dy shtyllat kryesore të opozitës, duke ju referuar Sali Berishës dhe Ilir Metës.
“Falënderoj përzemërsisht kryetarin e PL, z. Ilir Meta, për mbështetjen e tij të pakufizuar që prej fillimit të fushatës elektorale, por edhe për mbështetjen e palëkundur sa i përket përndjekjes sime politike gjatë gjithë kësaj periudhe.Është nder për mua të kem në krahun tim dy shtyllat kryesore të opozitës së bashkuar të Shqipërisë, duke injoruar luftën propagandistike që bëhet ndaj meje nga media dhe qeveria e Tiranës”, shkruan Fredi Beleri.